Nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Rasim Lajiç deklaroi se takimi i radhës ndërmjet presidentëve Thaçi dhe Vuçiç do të jetë vendimtar për zgjidhjen mes dy shteteve. Sipas tij, pas këtij takimi do të jetë më e qartë nëse problemet Kosovë-Serbi do të zgjidhen, apo edhe përpjekja e radhës do të dështojë.
Lajiç ka vlerësuar se në këtë periudhë Thaçi është një pozitë më të favorshme se Vuçiç, duke marrë parasysh kundërshtimet në Beograd. Pikërisht për këto përplasje brenda vendit ka ndërhyrë edhe një tjetër anëtar i qeverisë së Beogradit. Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç ka bërë thirrje për unitet sa i përket Kosovës, pasi sipas saj kjo është një çështje e së ardhmes. /abcnews.al