Biznesi amerikan “ankohet” për procedurat doganore

schedule15:04 - 4 Shkurt, 2021

schedule 15:04 - 4 Shkurt, 2021

Nga Erblina Mile

Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri kanë kërkuar zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana. Presidenti  i Dhomës Amerikane Enio Jaço në forumin e përvitshëm  me Drejtorinë e Doganave bëri apel  që për shkak të kufizimeve nga pandemia të krijohen  lehtësi për tregtinë online. Ndërsa u ripërsërit kërkesa për heqjen e çmimeve të referencës.

Ndërkohë kryetarja e komitetit të taksave në Dhomën amerikane Alketa Uruçi kërkoi që të rishihen ligjet pasi disa procedura doganore janë   absurde.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli deklaroi se sfidë për administratën doganore mbetet lehtësimi i procedurave për biznesin.

Dhoma Amerikane thekson se është e domosdoshme të gjenden  zgjidhje për disa problematika që prej vitesh nuk ndryshojnë dhe vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!