Zinedine Zidane ka pak shanse ta drejtojë skuadrën e Real Madrid sezonin e ardhshëm. Francezi është një nga pikat e dobëta të Florentino Perez, i cili do të duhet ta marrë vendimin e vështirë për të mbyllur bashkëpunimin.
Ky është vendimi i parë i vështirë, pasi për emërimin e trajnerit të ri duhet të mendohet mirë. Cadena Ser raporton se momentalisht dy janë kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Realit. I pari është një legjendë e klubit.
Bëhet fjalë për Raul Gonzalez, ish-sulmuesin që ka fituar gjithçka me kampionët në fuqi të Spanjës. Rivali i tij është një italian, Max Allegri, fitues i pesë titujve radhazi në krye të Juventusit në Serie A. /abcnews.al