Dinamo ka zyrtarizuar tre futbollistë. Bëhet fjalë për tre elementë të huaj, si Bernardo Makovic, Daniele Grieco dhe Anis Mrsic. I pari, sikurse njofton klubi 18 herë kampion i vendit, luan si sulmues i dytë dhe është një lojtar premtues për të ardhmen. Makovic, 19 vjeç, së fundmi ishte pjesë e ASD Fabrizio Miçoli Academy në Itali.
Grieco te Dinamo është marrë në huazim nga Chievo Verona. Mbrojtësi 20-vjeçar thuhet se është aktivizuar në disa akademi të njohura, si ajo Cesena dhe Chievo Verona. Së fundmi ishte pjese e FC Boca në Gjibraltar.
Mrsic luan në repartin e avancuar. 18-vjeçar zviceran ka qenë pjesë e SC YF Juventus Youth në Zyrih, ndërsa më herët ka është aktivuar në akademinë e Grasshopper dhe me kombëtaret e moshave të Zvicrës. /abcnews.al