EMRI/Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

schedule21:53 - 3 Shkurt, 2021

schedule 21:53 - 3 Shkurt, 2021

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Rinor Grajçevci, i cili është dërguar drejt Qendrës Klinike, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Borovci.

 

 

Rinor Grajçevci

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!