Shqiptarja me mutacionin anglez të Covid, mjekja në Gjermani: Rrezikshmëria dhe si u zbulua

schedule19:34 - 3 Shkurt, 2021

schedule 19:34 - 3 Shkurt, 2021

Mutacioni anglez i Covid-19 është zbuluar në Gjermani, tek një vajzë shqiptare e cila ishte kthyer nga Shqipëria.

Për këtë çështje në “Radari Informativ” në ABC foli mjekja shqiptare në Gjermani ,Aurora Meta Dollenberg.

Lexo edhe: Këtu s’ka informacion, vajza e kthyer nga Shqipëria konstatohet me mutacionin anglez të Covid-19 në Gjermani

Në intervistën me gazetaren Jonida Shehu, mjekja sqaroi se ky mutacion i ri i Covid-19 u zbulua pas realizimit të testit serologjik, rezultat i cili më pas u analizua në laborator për verifikime të mëtejshme.

“Të gjithë udhëtarët që futen në aeroportet gjermani kërkojnë testime aerologjike për Covid. Pra nuk mjafton testi i shpejtë, kjo është detyrim”, tha Meta.

Ajo sqaroi se prej javësh ndodhen në alarm për faktin se karantina nuk ka ndikuar në uljen e shifrave dhe ardhja e tre mutacioneve të reja për Gjermaninë është shqetësuese sepse është vërtetuar se ky mutacion i ri është edhe më i rrezikshëm.

Gjithashtu ajo shpjegoi vështirësinë e identifikimit të këtij mutacioni të ri të koronavirusit, për faktin se kjo mund të realizohet me pajisje të veçanta dhe të shtrenjta sidomos për Shqipërinë.

“Për të identifikuar këtë mutacion të ri nevojitet pajisje e veçantë. Është shumë e vështirë dhe shumë e shtrenjtë dhe qytetari i thjeshtë nuk do ta paguante”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës mjekja sqaroi se mutacioni i ri apo lëshimi i masave janë faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve.

“Kam përshtypjen se edhe mutacioni i ri mund të jetë prezent, por i paidentifikuar. Përvoja që kemi me mutacionin e ri është me vogël karantina është zgjatur tek raste që kanë pasur mutacionin e ri deri në 4 javë. Po ashtu pacienti është testuar sërish për të parë nëse ka rrezikshmëri.

Me vaksinimin po ecim me ngadalë. Po diskutohet nëse do të pranohet edhe vaksina ruse. Por ka edhe disa firma kineze që mund të ishin distributorë, por ne jemi në pritje të Modernës sepse është edhe më  favorit. Maksimumi kemi arritur deri në 15 % kemi qëllim që në 3 mujorin e parë të vaksinohet 30% e popullatës.

Ndërkohë edhe pse numri në të total i të infektuarve është i lartë, tendenca për të rënë është e pranishme por shumë e vogël, dhe kjo shton edhe përshpejtimin e vaksinimit të qytetarëve”, tha më tej mjekja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!