Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se ishte kënaqësi që priti sot në atë që e cilësoi si takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë.
Me gjeneralin Jarrard, Meta si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutoi lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.
Meta shkruan po ashtu se NATO është një aleancë shumë e rëndësishme për Ballkanin.
“Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve.”
POSTIMI
Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në…
Posted by Ilir Meta on Wednesday, February 3, 2021


