Më në fund, Instagrami sjell opsionin e kërkuar gjatë nga përdoruesit

schedule14:01 - 3 Shkurt, 2021

schedule 14:01 - 3 Shkurt, 2021

Më në fund, Instagrami u ka ardhur në ndihmë përdoruesëve të tij me opsionin e ri.

Të gjithë e kanë kërkuar kthimin e përmbajtjes së fshirë më herët dhe ja ku do të ndodh.

“E dimë që kjo është kërkuar gjatë. Tash për herë të parë do të mund të ktheni përmbajtjen e fshirë më herët. Po ashtu, kemi përmirësuar sigurinë që t’ua pamundësojmë hakerëve të rrezikojnë llogarinë tuaj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Instagramit.

Për të kthyer përmbajtjen e fshirë, e nevojshme është të ndiqen këta hapa: Hapni Instagramin dhe zgjidhni opsionin “settings”. Më pas zgjidhni “account, pastaj “recently deleted”. Në këtë çast do të shihni gjithë përmbajtjen e fshirë. Do t’u jepet mundësia të ktheni përmbajtjen apo të fshini përgjithmonë atë.

Mundësia e kthimit të përmbajtjes do të duhej të ishte në dispozicion për shumicën e shfrytëzuesve deri në fund të javës./abcnews.al