Shifër marramendëse, zbulohet sa kushton nata në hotelin luksoz ku po qendron Marina dhe Getoari

schedule12:14 - 3 Shkurt, 2021

schedule 12:14 - 3 Shkurt, 2021

Çifti i njohur, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë nisur pushimet ditën e djeshme. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se destinacioni i zgjedhur është Italia.

Çifti shumë i dashur  për publikun, kanë preferuar pikërisht qytetin e Milanos, ndërsa kanë vendosur të qëndrojnë në një hotel luksoz.

Çmimet në “Armani Hotel” për një natë variojnë nga 500 më e lira, deri në 5000 euro më e shtrentja.

Mirëpo, pavarësisht vendqendrimit, dyshja nuk kanë treguar nëse ky udhëtim është vetëm për qejf apo edhe për ndonjë projekt pune. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!