Futbollisti zgjohet nga koma pas më shumë se një viti

schedule17:36 - 21 Gusht, 2018

schedule 17:36 - 21 Gusht, 2018

Futbollisti i Ajax-it, Abdelhak Nouri, është zgjuar nga koma pas më shumë se një viti pas dëmtimit që pësoi në tru.

Mesfushori tashmë mund të komunikojë me shenja trupi me familjarët e tij. Ata thonë se ai po përmirësohet dalëngadalë, pas arrestit kardiak që pësoi gjatë një ndeshjeje miqësore kundër gjermanëve të Werder Bremen Korrikun e 2017-s.

Doktorët e tij raportuan për dëmtim masiv të trurit pasi Nouri u zgjua nga koma.

Abdelhak Nouri ishte një nga lojtarët më premtues të Ajax-it. Gjatë ndeshjes kundër Werder Bremen, ai u shtri në tokë, humbi ndërgjegjen dhe më pas pësoi arrest kardiak.

Pas incidentit u zbulua që Federata Holandeze e Futbollit dhe skuadra e Ajax ishin në dijeni që Nouri kishte një problem me zemrën që nga viti 2014. Për këtë, familjarët e tij pretenduan se nuk iu ishte thënë asgjë.

Më vonë skuadra mori të gjithë përgjegjësinë për dëmtimin e lojtarit dhe deklaroi se kujdesi ndaj tij nuk ishte në nivelet e kërkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!