Interi fiton edhe në fushën e Verones, mbetet në vend të dyte, pas Napolit

schedule12:20 - 31 Tetor, 2017

schedule 12:20 - 31 Tetor, 2017

Interi vendosi një rekord të ri të pikëve në Serinë A me fitoren e arritur në fushën e Veronës. Skuadra e trajnerit Spaleti u ngjit sërish në vendin e dytë, por gjithsesi kritikat nuk mungojnë

Fitorja ishte për historinë.

Interi ia doli në fushën e Veronës në përballjen e fundit të javës në Serinë A, një sukses me domethënie të madhe.

Jo vetëm sepse u rifitua vendi I dytë, vetëm dy pikë prapa Napolit, dhe u mbajt hapi I rivalëve të tjerë.

Më shumë se kaq, pasi nën drejtimin e trajnerit Luçiano Spaleti, skuadra milaneze ka një ndryshim të jashtëzakonshëm në krahasim me sezonin e kaluar.

Plus 15 pikë në krahasim me epokën e De Burit, me 9 gola më shumë të shënuar, dhe 6 më pak të pësuar.

Për më tepër, 29 pikët e fituara deri tani janë një rekord historik për Interin në Serinë A, që nga viti 1993 kur u vendos sistemi me tri pikë për fitoren.

Skuadra e Murinjos, që fitoi titullin dhe Championsin në 2010, u ndal në kuotën 28 pikë pas 11 ndeshjeve të para.

Gjithsesi, përveç lavdërimeve për Spaletin, kritikat nuk mungojnë.

Paraqitjet në fushë të zikaltërve nuk I përgjigjen plotësisht pikëve dhe pozicionit në renditje, ndryshe nga Napoli apo Juventusi.

Mentaliteti nuk është ende ai I një skuadre të vërtetë kampione.

Gjithsesi, Spaleti e ka nisur punën e tij dhe do të duhet kohë që Interi I madh të kthehet.

Ndoshta me ndonjë përforcim në janar, por sidomos kur futbollistët të jenë më të lidhur me njëri-tjetrin dhe ta kuptojnë plotësisht filozofinë e trajnerit të ardhur nga Roma.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!