Elisa Spiropali shkel çdo rregull kundër COVID-19 dhe i sfidon të gjithë, shikoni fotot

schedule21:03 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:03 - 2 Shkurt, 2021

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i sfidon të gjithë. Nuk janë foto të viteve më parë, por të ditës së sotme, kur kishte 40 shtrime të reja në spitalet COVID dhe infektimet po kapërcejnë fuqishëm.

Justifikimet e Mira Rakacollit pas debateve për foton e një takimi me shumë më pak persona të pranishëm apo deklarata e Edi Ramës nuk e pengojnë ministren Spiropali që për partinë të sfidojë e pa shqetësuar aktin normativ në fuqi për masat anti-covid.

Ditën e sotme, Spiropali ka zhvilluar në Bathore një takim me banorët e zonës, në prani edhe të deputetit të opozitës parlamentare, të dalë nga listat e PD-së, Halit Valteri.

I kënaqur se u ka çuar banorëve të Bathores të deleguarën e qeverisë për bashkinë e Kamzës, që të dëgjojë hallet e tyre, deputeti i opozitës se re dhe vetë Spiropali, “harrojnë” të numërojnë sa qytetarë.

Në fotot e publikuara nga vetë Valteri në rrjetet sociale, Elisa Spiropali me vetëdije të plotë në një lokal ku ndodhen mbi 60 persona, të qetë, me birra përpara dhe kokë më kokë vijon normalisht fushatën duke u folur për partinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa në krahun tjetër ekspertët bëjnë thirrje për zbatimin e masave, pasi po vdesin njerëz cdo ditë.

Por, kjo ka pak rëndësi për ministren e kabinetit Rama, pasi ashtu sikur ndodhi po ditën e sotme paradite në një tjetër takim, edhe pasdite ka vijuar avazin duke mos e vrarë mendjen aspak, që në takimet për fushatë nuk lejohen më shumë se 10 veta.

Populli i thjeshtë gjobitet kur kapet në shkelje, por pyetja që shtrohet është, cfarë do të bëjë policia tani, që ministrja e shtetit bën fushatë hapur duke shkelur rregullat anti-covid? A do të trajtohet ajo e barabartë si të gjithë të tjerët?