Rikrijuan fotografitë e çiftit Obama, dy vogëlushët kthehen menjëherë në yjet e internetit

schedule21:01 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:01 - 2 Shkurt, 2021

Një postim në Instagram që u shpërnda nga ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, po e bën namin në rrjet. Në fotografi shfaqen dy fëmijë, Ryleigh dhe Zayden, të cilët kanë rikrijuar veshjet dhe fotografinë e çiftit Obama gjatë inaugurimit të Joe Biden.

Një gjë e tillë e ka emocionuar ish-Zonjën e Parë e cila i ka shpërndarë dhe ka shkruar në Twitter: “Ryleigh & Zayden, e keni realizuar mrekullueshëm”.

 

Vogëlushët me stil janë modeli katërvjeçar Ryleigh Madison Hampton dhe shoqja e tij e ngushtë, po ashtu katërvjeçare, Zayden Lowe.

Tezja e Ryleigh ka thënë se ata janë inspiruar nga pamja e çiftit Obama.

“Na ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë pamja e çiftit Obama në ditën e inaugurimit të Joe Biden. Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur të rikrijojmë një look kaq ikonik. Ne jemi po ashtu të lumtur që Michelle dhe Barack Obama janë shembuj kaq të mrekullueshëm për t’u ndjekur nga Zayden dhe Ryleigh”, u shpreh ajo./abcnews.al