AEK “blindon” talentin e Shqipërisë U21, zyrtarizohet marrëveshja

schedule18:41 - 2 Shkurt, 2021

schedule 18:41 - 2 Shkurt, 2021

AEK ka nxituar të nënshkruajë kontrata të reja me dy nga lojtarët kryesorë, produkt i akademisë. Klubi grek ka bindur mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj, për të firmosur marrëveshjen e re.

17-vjeçari i Shqipërisë U21 kishte nënshkruar në gusht si profesionist dhe ditën e sotme ka hedhur të zezën mbi të bardhë, në një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

Mitaj ka debutuar kundër PAOK dhe këtë sezon është aktivizuar në katër ndeshje të kampionatit si titullar, si dhe ka luajtur edhe një sfidë në Europa League. Tashmë ai po kthehet edhe në një lojtarë të rëndësishëm edhe për Shqipërinë U21. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!