PSG dhe Borussia Dortmund u përballën vitin e shkuar me njëra-tjetrën, por polemikat pas atyre dy ndeshjeve vazhdojnë edhe sot. Ndeshjen e parë të raundit të 16-ave e fituan gjermanët me shifrat 2-1, por në aktin e dytë parizienët u rikthyen dhe përmbysën, duke fituar 2-0 dhe siguruar kualifikimin.
Njërin nga golat e ndeshjes së dytë e shënoi Neymar, që tani vendos “të përleshet” virtualisht me vetë klubin e Borussia Dortmund. Në fakt ishin këta të fundit që e dhanë shkëndijën e parë dhe Neymar u kujdes ta shndërronte në flakë.
? What goes around… ? https://t.co/OM8GkYou4Q
— Borussia Dortmund (@BVB) February 1, 2021
Klubi gjerman postoi një Tweet, ku shfaqeshin tifozët e Lorient, duke festuar fitoren e madhe me shifrat 3-2 ndaj Paris në ndeshjen e fundit të Ligue 1 dhe shoqërohet me mbishkrimin: “Çfarë të mbjellësh do të korrësh”. Neymar, gjithmonë i flaktë në reagimet e tij në rrjetet sociale nuk hezitoi as këtë herë.
Braziliani publikoi një foto të tij pikërisht në ndeshjen e kthimit ndaj Borussia sezonin e shkuar dhe shkroi: “A e mani mend?” Thumba njëri pas tjetrit mes Neymar dhe Borussia Dortmund, teksa në këtë rast Neymar ka më shumë ç’thotë dhe në këtë betejë virtuale e shpallim zyrtarisht fitues. /abcnews.al