Në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u miratua një ligj i ri sipas të cilit askush që kapet me drogë nuk do të dënohet me burg, dhe bëhet fjalë për çdo lloj droge. Përdoruesve të drogës do iu jepet mundësia për t’u mjekuar.
Asistencë shëndetësore dhe komunitet terapeutik në vend të burgut, për këdo që kapet me drogë. Oregon është shteti i parë amerikan që zgjedh rrugën e depanilizimit total në lidhje me konsumuesit e drogës. Dhe nuk bëhet fjalë për marijuanën, e cila në këtë shtet është e ligjshme që në 2014-ën, kur u bë i pari që autorizoi përdorimin mjekësor.
Vendimi i sapo miratuar braktis në fakt çdo qasje ligjore për t’u përqendruar në një metodë eksulzivisht mjekësor.
Kushdo që do të kapet me heroinë, kokainë, metanfetaminë dhe osikodon do të gjobitet me 100 dollarë. Dhe do i kursehet burgu nëse do të pranojë një vlerësim shëndetësor dhe do të ketë i gatshëm për një proces rikuperimi.
Ligji i ri hyn në fuqi në një moment të veçantë për shtetin e veriperëndimit, në një vit pandemie, numri i mbidozave është rritur me 70 për qind. Programi do të financohet nëpërmjet të ardhurave nga taksat shtetërore mbi marijuanën./abcnews.al