Fico kujton lidhjen me CR7: Nuk e njihja kush ishte, por është zotëri i vërtetë

schedule13:33 - 2 Shkurt, 2021

schedule 13:33 - 2 Shkurt, 2021

Ish e dashura e Mario Balotellit, Raffaella Fico, është rikthyer të flasë për historinë e saj me Cristiano Ronaldon. Lidhja e tyre zgjati vetëm për disa muaj, por daton mbi dhjetë vjet më parë, kur portugezi ishte ende pjesë e Manchester United.

“Më kërkoi që të dilnim dhe ishte shumë i mirë me mua. Në atë kohë unë as nuk e dija se kush ishte ai, pasi isha vetëm një vajzë 21-vjeçare. Unë në vend të Georgina Rodriguez? Kurrë nuk e kam menduar këtë gjë dhe nuk është diçka që më magjeps”, deklaron modelja për “Tiki Taka”.

 

Ndërkohë 33-vjeçarja konfirmoi se aktualisht është single, pasi marrëdhënia e saj me sipërmarrësin Giulio Fratini ka marrë fund. Kujtojmë që bukuroshja ka qenë në një lidhje me Mario Balotellin vite më parë dhe kanë dhe një vajzë së bashku, Pian. /abcnews.al