Në fillim të muajit nëntor ylli i Barcelonës, Ansu Fati pësoi një dëmtim në menisk, që e detyroi të operohej dhe të linte fushën për disa muaj. Kur kanë kaluar rreth 3 muaj nga operacioni, shenjat e rikthimit të sulmuesit janë më shumë se minimale.
Fillimisht atij iu desh të qëndronte pa aktivitet fizik për të shëruar plagën e marrë nga operacioni e më pas mjekët vendosën të nisin fazën e rikuperimit, e cila fatkeqësisht nuk po shkon në ecurinë e pritur para tij.
Ansu ndjen dhimbje në gjurin e tij dhe i është dashur të ulë ritmin të rikuperimit. Te Barcelona po e ndjekin me kujdes situatën e sulmuesit dhe janë të përqendruar të rikuperojnë plotësisht 18-vjeçarin, pavarësisht kohës që nevojitet.
Nëse Fati vazhdon të ndiejë dhimbje nuk përjashtohet as rikthimi në sallën e operacionit, që do e bënte të humbiste sezonin dhe pjesëmarrjen në Europian. Ndryshe nga Fati, shumë më mirë duket situata për Pique. Ligamenti i mbrojtësit po jep shenja të mira dhe shpresat janë që të rikthehet këtë sezon në fushë. /abcnews.al