Fshijeni idenë se e bardha është thjesht një ngjyrë verore sepse në të vërtetë një kombinim me këtë ngjyrë është një zgjedhje e zgjuar edhe në sezonin e dimrit. Në të vërtetë, jep një pamje më të sofistikuar sepse bëhet dhe më e dukshme. Përpiquni të visheni me të bardha edhe në mes të dimrit pasi rezultati do t’ju befasojë!
Modelja dhe influencuesja Lea Naumann është një shembull i mirë për t’u ndjekur. Ajo ka pozuar me një kombinim totalisht të bardhë, me një pallto me rrip, një çantë stili i së cilës është trend i momentit, dhe një palë çizme të shkurtra të bardha. Gati për ta lënë veten të tundohet nga stili i saj i sofistikuar? /abcnews.al