Kel Demi: Mira Rakacolli s’ndëshkohet se është rilindase

schedule08:47 - 2 Shkurt, 2021

schedule 08:47 - 2 Shkurt, 2021

Enkel Demi ka komentuar sërish foton e Mira Rakacollit, e cila shkeli rregullat anticovid gjatë një aktiviteti të PS-së. Teksa mori si shembull Rita Orën dhe Cristiano Ronaldon, të cilët janë bërë objekt kritikash kohët e fundit për shkak të shkeljes së masave kundër koronavirusit, Enkeli tha me ironi se vetëm skandali i kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve është rast i izoluar për shkak se është pjesë e Rilindjes.

“Mira Rakacolli ka bërë një karrierë politike sepse në një moment fatlum si neuropsikiatre ka kuruar personin e duhur dhe falë kësaj kure që i ka dhënë personit të duhur po bën përpara në fushën e politikës. Kështu ajo i është bashkuar bandës së Rilindjes dhe për pasojë ka marrë pjesë në një aktivitet që ka bërë Rilindja ku nuk respektohen masat anticovid që Rakacolli si kryetare e Komitetit Teknik dhe për këtë iu ka dhënë dhe shqiptarëve.

Shqiptarët nga ana e tyre që nuk i respektojnë masat, gjobiten rëndë. Vetëm gjatë fundjavës janë vendosur 1270 gjoba se nuk respektojnë masat nga Mira Rakacolli. Kjo e fundit dje është deklaruar se është rast i izoluar. Rita Ora nuk është rast i izoluar, as Cristiano dhe vetëm Mira është. Pse quhet rast i izoluar? Sepse është rilindase dhe këtu fillon pikërisht kapitulli i birave që mund t’ja hedhim të gjithëve.

Ata kanë një staf të veçantë që mund të ndëshkojnë, përdorin gazin lotsjellës, shkopin e gomës dhe burgun ndërkohë vetë janë raste të izoluara dhe me logjikën e Rakacollit rasti i izoluar padyshim dhe molla që shtriga ia dha Borëbardhës.“, u shpreh Enkeli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!