Jep çdo përgjigje, kompania po bën miliona duke ndihmuar nxënësit të kopjojnë

schedule16:42 - 1 Shkurt, 2021

schedule 16:42 - 1 Shkurt, 2021

Ndoshta nuk ju kishte shkuar asnjëherë nëpërmend, por erdhi dita, kur kopjet për provim të blihen. Quhet “chegging” dhe të gjithë studentët e kolegjit në Amerikë e dinë se çfarë do të thotë.

“Nëse më mbaron koha në provim ose kam probleme me detyrat e shtëpisë, ose një kuiz në internet, i drejtohem ‘chegging”, thotë Matt, një 19-vjeçar në Arizona State.

Çdokush mund ta përdori faqen, me një pagesë mujore prej 14.95 dollarë në muaj, ndërsa çmimi i aksioneve të kompanisë është trefishuar gjatë pandemisë. Atyre i duhen vetëm disa sekonda për të dhënë një përgjigje për probleme të ndryshme, me pak fjalë i ‘japin’ nxënësve kopje.

‘Chegg’ ndodhet në Santa Clara, California, por qendra e funksionimit është në Indi, ku ka punësuar më shumë se 70 mijë ekspertë të matematikës, shkencës e teknologjisë dhe inxhinierë. Ata punojnë si të pavarur dhe janë në internet 24/7 duke dhënë përgjigje për çdo pyetje./abcnews.al