Viktima i bllokuar në automjet, Shkëlzen Kastrati u vëzhgua nga autorët

schedule11:38 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:38 - 1 Shkurt, 2021

Shkëlzen Kastrati mbeti viktimë e një atentati në Fier mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Sheqit.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se viktima, 42 vjeç është banor i Fierit dhe nuk rezulton të ketë precendet penal të mëparshëm.

Nga të dhënat e deritanishme kuptohet se 42-vjeçari ka rënë pre e një atentati të mirëorganizuar dhe dyshohet se është qëlluar nga “dorë profesioniste”.

Makina me të cilën Kastrati udhëtonte rezulton e regjistruar në emër të një personi tjetër. Nga kjo dyshohet se autorët kanë pas dijeni për lëvizjet e tij.

Kastrati është qëlluar pak metra më tej dhe më pas ka lëvizur i plagosur ku edhe është përplasur me një mjet rastësor.

Ndërkaq, viktima është ende në automjet dhe burime bëjnë me dije se ekspertët po hasin probleme me hapjen e derës.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhën dy makina, ndërsa viktima gjendet ende në vendin e drejtuesit të mjetit tip “Mercedes Benz” me targa AB871AN.

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se pas të shtënave autori është larguar në drejtim të Mbrostarit.

 

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një tjetër makinë tip “Mercedes Benz” me targa AA799UY. Nuk dihet ende nëse kjo makinë ka lidhje me ngjarjen.

Pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Daullas të Fierit.

Pamje te "Rang Rover-it"të djegur

Njoftimi i policisë

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

/abcnews.al