Një 89-vjeçare nga fshati Grabian i Divjakës është dhunuar fizikisht dhe dyshohet se mund të jetë përdhunuar nga nipi i saj.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës. E moshuara ka qene e vetme ne shtëpi kur u dhunua nga 36 vjeçari, i cili ishte ne gjendje te dehur. I biri i 89-vjeçares, qe jeton me te, tregon si e gjeti të ëmën, kur u kthye në shtëpi.
“Ishte i pirë e kishte rrahur e kishte zhveshur”, tregon ai.
89-vjeçarja u dërgua në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore .
Disa orë pas kallëzimit të kësaj ngjarjeje në polici, Saimir Meçani u vu në pranga ne Lushnje mëngjesin e së dielës.
Drejtues të policisë së Divjakës i thanë ABC se 36-vjeçari nuk ka pranuar akuzat gjatë marrjes në pyetje. Deri në përfundimin e ekspertizës mjekësore për të konstatuar nëse ndaj së moshuarës ka pasur dhunë seksuale, ndaj 36 vjeçarit Meçani rendon vetëm vepra penale e dhunës fizike ndaj saj.
Disa burime i thanë ABC se Saimir Meçani nuk ka lidhje gjaku me të moshuarën, pasi nusja e djalit te saj e ka këtë fëmijë nga një martesë e mëparshme.
Të afërm të 36-vjeçarit Saimir Meçani thanë se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë edhe në Greqi për këto dy vepra penale. /abcnews.al

