Covid “pushton” shkollat në Elbasan, 9 mësues të infektuar gjatë 24 orëve

schedule19:07 - 31 Janar, 2021

schedule 19:07 - 31 Janar, 2021

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 33 raste të reja me koronavirus në Elbasan. Ndërkohë, gazetari Aldo Kozarja raporton një situatë aspak të qetë në shkolla sa i përket infektimeve.

Vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus nëntë mësues.

Lexo edhe: 876 raste të reja dhe 11 të vdekur nga koronavirusi në vend

Sakaq, në të gjithë vendin u raportuan sot 876 raste të reja dhe 11 të vdekur si pasojë e virusit. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve që konfirmohen çdo ditë.

Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 78,127  persona të infektuar dhe 1380 persona kanë humbur jetën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!