Laçi ia del të thyejë 1-0 Teutën në Kurbin. Tjetër fitore e rëndësishme për ekipin e Shpëtim Duros pas asaj të arritur javën e kaluar në kryeqytet ndaj Tiranës. Sërish Mentor Mazrekaj autori i golit, i katërti sezonal me bardhezinjtë. Sulmuesi dardan përfitoi nga një gafë e mbrojtjes durrsake në minutën e 35-të dhe nuk e pati të vështirë të shënojë.
Vendasit patën një shans të artë për të mbyllur takimin në minutën e 73-të. Ekzekutimin e mori përsipër Kyrian Nwabueze, por Stivi Frashëri ia doli të presë goditjen e bomberit të Laçit. Kurbinasit i menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe morën tre pikët, duke barazuan Teutën dhe Partizanin përkohësisht në vend të dytë të renditjes.
NDESHJA TJETËR – Tirana vuajti, por në fund mundi të fitojë me shifrat 0-1 ndaj Apolonisë në Fier në një ndeshje, që u kushtëzua nga era e fortë gjatë gjithë 90 minutave. Pjesa e parë nisi me Tiranën shumë agresive. Bardheblutë arritën të vizitonin shumë shpesh portën e Vllaznisë dhe në dy raste goditën edhe shtyllën me Bathën në një goditje dënimi dhe Muçin pas një pasimi të Seferit në hyrje të zonës.
Më pas Apolonia e mori veten dhe u rikthye në lojë, duke u spostuar më para dhe zbritur më shumë në zonën e Tiranës, pa regjistruar ndonjë episod të rrezikshëm në portën e Bekajt dhe mbyllur pjesën e parë në barazim pa gola. Pjesa e parë u desh të nisë mbi 10 minuta me vonesë për shkak të një problemi me tribunën qendrore të stadiumit “Loni Papuçiu” për shkak të erës së fortë.
Në fraksionin e dytë Tirana u duk më shumë kërkuese dhe qëndroi me këmbëngulje në sulm, me Apoloninë, që kërkoi të befasonte vetëm me daljet e shpejta. Më pas në minutën e 76 erdhi momenti i çlirimit për Tiranën dhe Taulant Seferin.
Muçi lëvizi bukur dhe fitoi metra duke shkuar deri në zonën e Apolonisë i vetëm. Më pas talenti pasoi për Torassan, i cili ia dha direkt Seferit dhe sulmuesi goditi menjëherë, duke mposhtur portierin Harizaj dhe shënuar golin e parë me Tiranën. Në pjesën e mbetur të ndeshjes Tirana vazhdoi të shtynte, pa gjetur golin e qetësisë, por duke marrë një fitore me shumë vlera në ditën e debutimit të Orges Shehit. /abcnews.al
APOLONIA-TIRANA 0-1
(Seferi 76′)
Apolonia (3-4-3): Harizaj; Sota, Agyare, Diop; Haxhiu, Mehmeti, Smaçi, Yeboah, Zoga; Mihana, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci; Toli, Batha, Torassa; Muçi, Cale, Seferi. Trajner: Nevil Dede
LAÇI-TEUTA 1-0
(Mazrekaj 35′)
Laçi (3-5-2): Sherri; Selmani, Ignjatovic, Obanor; Rapo, Deliu, Lushkja, Musta; Nwabueze, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.
Teuta (4-2-3-1): Frashëri; Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros; Aleksi, Karabeci; E. Vila, Avdyli, Bregu; Krasniqi. Trajner: Edi Martini
76′ Tirana gjen golin e avantazhit më në fund. Inkursion shumë i bukur i Ernest Muçit dhe finalizim i Taulant Seferit, i cili gjen golin e parë me bardheblutë.
73′ Penallti për Laçin. Bardhezinjtë kanë një shans të artë për të mbyllur takimin, por Stivi Frashëri ia del tè presë goditjen e Kyrian Nwabuezes.
35′ Laçi në avantazh. Gafë e mbrojtjes durrsake dhe aty përfiton Mentor Mazrekaj, i cili kalon bardhezinjtë e Duros në avantazh.
https://streamable.com/fb5hhi
15′ Tjetër shtyllë e Tiranës. Seferi marshon drejt portës kundërshtare dhe dhuron një pas për Muçin. Ky i gunfit godet, por topi ndalet në shtyllë.
https://streamable.com/rawlz8
10′ Goditje dënimi për Tiranën. Gjuajtje shumë e mirë e Idriz Bathës, por topi përplaset në shtyllë. Shpëton ekipi fierak.
https://streamable.com/4ja9ht