Manchester United e mbylli në barazim 0-0 takimin jashtë shtëpie ndaj Arsenalit. “Djajtë e Kuq” reaguan pas humbjes shtëpiake ndaj Sheffield Utd dhe zhvilluan një ndeshje të mirë në Londër.
Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer foli pas takimit për Sky Sports, aty ku bëri edhe një krahasim rreth kampionatit që po zhvillohet në ishull.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sot. Ia dolëm të mbanim portën e paprekur dhe krijuam disa mundësi për të fituar ndeshjen.
Humbja ndaj Sheffield Utd solli zhgënjim të madh, por të luash jashtë fushe ndaj Arsenal dhe të meritosh fitoren, do të thotë që kemi hedhur një hap para.
E vetmja notë negative lidhet me Pogba, duhet ta kishim përfshirë më shumë në aksionet tona. E pranojmë pikë e parë dhe të mendojmë për Southampton.
Titulli? Po t’i hedhim një sy përballjeve dhe rezultateve që po shohim, ky sezon i ngjan shumë NBA“, deklaroi trajneri i Manchester United. /abcnews.al