VIDEO/ S’ka fitues në Arsenal-United, Leipzig mposht “Aspirinat” në Gjermani

schedule20:24 - 30 Janar, 2021

schedule 20:24 - 30 Janar, 2021

Mbyllet pa gola supersfida Arsenal-Manchester United në Angli, teksa Leipzig ia del të mposhtë 1-0 Bayer Leverkusën në Bundesligë. Në Londër u zhvillua një përballje shumë e fortë, rastet për gol nuk munguan, por asnjë nga skuadrat nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë.

Përfundimisht barazim 0-0, rezultat që nuk kënaqi as Arsenalin dhe as Manchester United. Ndeshje e dytë pa fitore për “Djajtë e Kuq”, që renditën në vend të dytë me 3 pikë më pak se City kryesues. Leipzig reagoi pas humbjes 3-2 ndaj Mainz dhe u rikthye te fitorja.

https://streamable.com/1asnpu

Goli i Christopher Nkunku (51′) i shërbeu skuadrës vendase për të thyer në shtëpi Bayer Leverkusen. Suksesi i sotëm konfirmon Leipzig si forcë e dytë e Bundesligës. Ekipi i Nagelsmann numëron 38 pikë në kampionat, shtatë më pak se Bayerni kryesues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!