Ronela Hajati: Nëse ia del në Shqipëri, ia del kudo

schedule20:44 - 19 Gusht, 2018

schedule 20:44 - 19 Gusht, 2018

Këngëtarja Ronela Hajati në një intervistë për Edicionin Veror në ABC News zbulon prapaskenat e muzikës dhe jetës private. Ajo ka treguar prapaskenat e fëlliqura në lidhje me klikimet e këngës së saj më të fundit, që sipas gazetares Genta Hodo nuk kanë arritur pritshmëritë.

“Jam shumë e kënaqur me këtë këngën se aq klikime sa janë, janë të vërteta që kudo që e këndoj njerëzit e dinë. Ti mund të bësh 40 milionë klikime dhe këndon një këngë dhe rrinë të gjithë si buf dhe kjo po ndodh shumë shpesh me këta këngëtarët tanë të famshëm, këndojnë dhe rrinë të gjithë si bufa, sepse të jesh artist duhet të jesh performues, duhet të jësh prodhues dhe pastaj të jesh edhe këngëtar, dhe këtu e bëjnë gjënë kollaj të shkojnë të marrin ato lekë dhe të ikin. Bëhen prapaskena të fëlliqura, dhe mendon që këto bëhen për të parë 3 milionë shqiptarë që më shumë kanë hallin e tyre sesa këndon ti. Është e tmerrshme, por unë mendoj nëse ia del në Shqipëri me forcat e tua, pa këto klabet dhe gjërat e shpifura, mund t’ia dalësh kudo në botë, jemi më të vështirët mendoj”– shprehet këngëtarja.

E pyetur për debatin publik me Kozeta Kurtin, ku Ronela shprehu pakënaqësitë e veta për monopolizimin, ajo u shpreh: “Thjesht më është bërë një pyetje a do marrësh pjesë dhe kam thënë që s’jam gati”.

Sa i takon reagimit të Kozeta Kurtit, ajo thotë: “As dua t’ia di fare kush është dhe pse jeton. Kështu që njerëzit që nuk marrin frymë, nuk kam pse i ndjek”

Ronëla tregoi edhe planet e së ardhmes me Young Zerkën dhe bashkëpunimet që e presin vitin tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!