Në Berat problemet me ndotjen vazhdojnë të jenë prezente në çdo kohë. Pikërisht në këtë sezon turistik është lumi Osum ai që nuk mund të frekuentohet nga pushuesit për shkak të prigjeve të mbeturinave.
Osumi duhet të ishte shpëtimi për banorët e turistët në Berat, në këto ditë përvëluese. Por pamjet tregojnë për një lum të ndotur. Mbetje të ngruta dhe urbane nga rrjedha e tij përfundojnë në rrugë. Këtu është “Ura e re” që lidh njësinë administrative Velabishtë me qytetint. Poshtë saj ka pirgje plehrash. E njëjta panoramë është në tërë bregun e Osumit.
Banori: “Kanë hequr disi, por ka akoma.”
Banorja: “Të marrin masa se ça të them, po sëmuremi.”
Disa herë janë ndërmarë aksione për pastrimin e gjithë kësaj zone, por ato vazhdojnë të hidhen për aq kohë sa askush nuk ndërshkohet.
E për pasojë lumi Osum u ofron këtë pamje turistëve./abcnews.al