Situata kritike nga COVID, Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE

schedule22:53 - 29 Janar, 2021

schedule 22:53 - 29 Janar, 2021

Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar mbrëmjen e sotme masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga e diela në mbrëmje kufijtë e Francës me vendet jashtë Bashkimit Europian do të jenë të mbyllura duke përjashtuar vetëm rastet emergjente.

Për vendet e tjera do të kërkohet një test negativ i bërë në 72 orët e fundit.

Castex tha se mutacionet e COVID të gjetura në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut përbëjnë një kërcënim serioz për Francës por shprehu optimizën se bllokimi i tretë në vend mund të shmanget.

Nga e diela do të mbyllet edhe qendrat e mëdha tregtare me përjashtim të dyqaneve ushqimore.

“Ditët e ardhshme do të jenë kritike”, paralajmëroi Castex, duke vënë në dukje se situata shëndetësore në Francë është më e mirë se në vendet e tjera, por mbetet shqetësuese./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!