Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e cila iu bashkua Vetëvendosjes pas largimit nga LDK-ja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që i ndaloi kandidimin Albin Kurtit. Osmani shkruan se kthesat politike kërkojnë kurajo e guxim dhe se Albin Kurti do të jetë kryeministër.
“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër” shkruan Osmani.
Gjykata Supreme vendosi sot për ankesat e subjekteve politike, ku dy prej tyre janë pranuar pjesërisht. Në vendin e kësaj të premteje gjykata vendosi lejimin e kandidimit për deputetët Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, ndërsa nuk u lejua Albin Kurti për shkak të dënimit./ db/Abcnews.al