Ibraimi jep “recetën”, Josa paralajmëron: Skënderbeu më ka surprizuar

schedule17:58 - 29 Janar, 2021

schedule 17:58 - 29 Janar, 2021

Mirel Josa debuton si trajner i Kukësit aty ku ka fituar shumë, në Korçë. Sigurisht që nuk është më ai Skënderbe i viteve që dominonte çdo kundërshtar, por tekniku i njohur pret një rival të karikuar. “Pres një Skënderbe shumë të angazhuar nesër.

Për mua është një ndeshje si gjithë ndeshjet e tjera, duke respektuar kundërshtarët në maksimum, pavarësisht pozitave që ndodhemi në klasifikim.  Megjithatë mua më ka surprizuar shumë Skënderbeu në disa ndeshje, ka marrë dhe ka kërkuar”, u shpreh Josa fillimisht.

Më pas si shtoi: “Unë do të flas për skuadrën time, për aq sa e kam parë. Lojtarët kanë punuar me shumë oreks. Për mua është hapur një kapitull i ri dhe do të mundohemi të realizojmë objektivat e radhës”. Në konferencë i pranishëm ishte edhe kapiteni Agim Ibraimi.

 

“Ne nuk nënvlerësojmë asnjë, shkojmë me respekt maksimal për çdo skuadër. Dihet që Kukësi i ka synimet të arrijë sa më lart në tabelë. Edhe nesër shkojmë për fitore kundër Skënderbeut në Korçë. Vështirësi ka në çdo ekip, por kur ekipi është i bashkuar më pas vijnë dhe sukseset.

Jo vetëm unë personalisht, por edhe si ekip duhet të punojmë të përmirësohemi. Mendoj se jemi pak në sulm, vetëm dy apo tri lojtarë. Ndoshta duhet mbështetje nga të gjithë, jo vetëm në fazën e sulmit por edhe në fazën e mbrojtjes”, tha numri 10 i Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!