Qendra e konsultave në QSUT, të sëmurët 5 orë në radhë: Na ka zënë halli

schedule15:52 - 29 Janar, 2021

schedule 15:52 - 29 Janar, 2021

Nga Ema Shazivari

Kjo është pamja që ofronte mëngjesin e kësaj të premteje qendra e konsultave në QSUT. Qytetarë të shumtë presin në radhë me orë të tëra për të siguruar vizitën te mjeku specialist.

Ky i moshuar është nga Kavaja.

Ka ardhur disa herë në qendrën e konsultave për t’u vizituar në mjekun pneumolog. Qëndroi rreth dy orë në radhë por mosha dhe sëmundja e lodhën. Qëndroi një orë i ulur poshtë një peme.

“Kam rezultuar me ujë në mushkëri, pres për të marr vizitën, na ka zënë halli.”

Kjo zonjë ka ardhur nga Shkodra për bashkëshortin, i cili vuan nga problemet në mëlçi. Pret në radhë me orë të tëra për një firmë.

“Pse s’na hapin spitale në Shkodër, nuk kanë faj mjekët por shteti. Kjo 60 vjeçare, vjen çdo muaj për të marrë ilaçet e anemisë te farmacia e qendrës së konsultave.”

Ka ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i duhet të presë 4-5 orë.

ABC u interesua pranë drejtorisë së spitalit për shqetësimet e këtyre të sëmurëve. Radhët janë krijuar për shkak të një problemet në sistemin elektronik. Pavarësish kësaj, janë këta të sëmurë që vuajnë pasojat.

Përveç sëmundjeve që kanë, ata janë te ekspozuar dhe ndaj përhapjes së Covid për shkak të radhëve që mbajnë. /abcnews.al/