Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar raportin e Fondi Monetar Ndërkombëtar për janarin, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan duke cituar raportin se Shqipëria rënditet e fundit në rajon. Kreu i shtetit citon se niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.
“Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB.”
Sipas tij, virusi nuk luftohet me propagandë ndërsa shton se qeveria duhet të “shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.”
POSTIMI
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për…
Posted by Ilir Meta on Friday, January 29, 2021

