Viti 2020 për Thomas Strakoshën përfundoi keq, por ky aktuali ka nisur akoma më keq. Pas problemeve prej infektimit e mungesës së minutave, gardiani i kombëtares ka pësuar një dëmtim në gju dhe do i duhet të ndalet për disa kohë.
Ditën e djeshme mediet italiane raportuan se problemi i Stakoshës ishte i rëndë dhe rrezikonte seriozisht operacionin. Pas ekzaminimeve të mëtejshme alarmi i madh ka rënë dhe ajo që zbulojnë mediet pranë klubit të Lazios është se Strakosha ka zgjedhur një tjetër strategji për t’u shëruar.
Mësohet se mjekët kanë shpresa se ai mund ta kalojë këtë dëmtim me terapi dhe pushime, teksa afati fillestar i vendosur është dy deri në tre javë. Shpresohet që kjo mënyrë rikuperimi të jetë efikase sepse përndryshe Strakoshës do i duhet t’i kthehet përfundimisht versionit të operacionit. /abcnews.al