Një 32-vjeçar në Kavajë është arrestuar për dhunë në familje dhe largim nga vendi i qëndrimit. Mësohet se K. D., ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë ndaj fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Mes tyre ka nisur një konflikt për motive të dobëta që më pas është përshkallëzuar në dhunë, ndërsa ish-bashkëshortja u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Lidhur me ngjarjen, janë proceduar në gjendje të lirë G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet dy ish-bashkëshortëve, duke e goditur 32-vjeçarin.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. s.b/abcnews.al/