Fokusi nga Kina te Turqia dhe ekonomia, SHBA: Do të ringjallim aleancën me BE-në

schedule23:30 - 28 Janar, 2021

schedule 23:30 - 28 Janar, 2021

Një nga prioritetet e SHBA-së nën drejtimin e ri të Joe Biden është edhe ringjallja e marrëdhënieve me BE-në pas tensioneve të krijuara nga Donald Trump.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan diskutoi marrëdhëniet SHBA-Bashkim Evropian me shefin e Kabinetit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Bjoern Seibert.

Shtëpia e Bardhë njoftoi detajet e telefonatës mes Sullivan dhe Seibert. “Sullivan shprehu angazhimin e administratës së Joe Biden për ringjalljen e aleancës transatlantike” thuhet në deklaratë.

Seibert me Sullivan diskutuan mbi kursin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis SHBA dhe BE, bashkëpunimin dhe luftën kundër koronavirusit,  Kinën dhe Turqinë” thuhet në deklaratë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!