Një person është arrestuar pasi po lëvizte me armë pranë Kapitolit në SHBA, sipas NBC.
“Një 71-vjeçar u arrestua me armë zjarri dhe 20 fishekë 9 mm … ndërsa ishte në një kryqëzim pranë ndërtesës së zyrës Rayburn House në Shtetet e Bashkuara”, shkroi reporteri i NBC Scott MacFarlane.
Emri dhe qëllimet e të dyshuarit ende nuk janë zbuluar. Ndërtesa e zyrës Rayburn House, e vendosur në jugperëndim të Kapitolit të SHBA, është një nga tre ndërtesat e zyrave të ndërtuara për Dhomën e Përfaqësuesve.
Më 6 janar Kapitoli u sulmua nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump dhe që atëherë po mbrohet nga mijëra ushtarë. g.v/abcnews.al

