Pesë punonjës të infektuar me koronavirus, mbyllet kopshti në Vlorë

schedule08:54 - 28 Janar, 2021

schedule 08:54 - 28 Janar, 2021

Mbyllet për shkak të koronavirusit kopshti numër 5 në Vlorë. Mësohet se 5 punonjëse të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ndërkohë, një tjetër punonjëse është në pritje të përgjigjes së tamponit. Një ditë më parë, në Vlorë u regjistrua një numër i lartë të infektuarish. Nga 87 raste të konfirmuara në të gjithë vendin, 72 persona ishin nga Vlora. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!