Emina Cunmulaj ka dy fjalë për këngën e re të Mozzik

schedule16:14 - 27 Janar, 2021

schedule 16:14 - 27 Janar, 2021

Mbrëmjen e djeshme, Mozzik publikoi projektin më të ri që fliste për situatën në Kosovë dhe për problematikat me të cilat përballen të rinjtë. Kënga “Dikush i ka fajet”, e cila vjen në një kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme vë në pikëpyetje nëse të rinjtë duhet të besojnë më apo jo tek politika.

Kënga është pritur shumë mirë nga ata që e kanë dëgjuar, mes të cilëve dhe modelja Emina Cunmulaj, e cila bëri dhe një koment për reperin. Në një postim në rrjete sociale, Emina ka shkruar: “Bravo! Thuaje të vërtetën fjalë për fjalë”. Kujtojmë që Mozzik po shijon suksesin e dy projekteve më të fundit “N’Tiranë” dhe ” El Chapo”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!