Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, ka paditur në SPAK paraardhësin e tij, ish kryebashkiakun demokrat, Xhelal Mziun. Suli e akuzon Mziun për “shpërdorim detyre”.
Mësohet se kreu i bashkisë së Kamzës ka ngritur akuza ndaj Mziut për një leje të pretenduar që ky i fundit e ka dhënë gjatë kohës që ishte në detyre, për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.
Siç parashikon ligji, rasti do të vlerësohet nga një prokuror dhe brenda 15 ditëve do të vendoset si do veprohet.
Kujtojmë se Rakip Suli ishte i vetmi kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 për bashkinë Kamëz, pasi zgjedhjet u bojkotuan nga opozita. g.v/abcnews.al