Vdiq në aksident, familjarët e policit kërkojnë drejtësi

schedule15:50 - 26 Janar, 2021

schedule 15:50 - 26 Janar, 2021

Një ditë më parë aksidenti fatal i mori jetën punonjësit të policisë, 54-vjeçarit Nuri Malaj. Automjeti BMW që shkaktoi aksidentin vinte në krahun tjetër të rrugës duke goditur fillimisht një prej shtyllave të vendosura në trafikndarëse.

Siç duket dhe nga pamjet mjeti BMW ka hipur mbi trafikndarësen dhe ka dalë në krahun e kundër të rrugës aty ku dhe po kalonte efektivi i policisë me mjetin e tij të tipit Benz. ky i fundit humbi jetën nga goditja e fortë që mori automjeti i tij.

Mjetet u përplasën kokë më kokë. BMË drejtohej nga 20 vjecari Amarildo Veliu i cili pati lëndime të lehta dhe pasi u mjekua u shoqërua për në rajonin e policisë.

Punonjësi i policisë ishte nisur për në punë nga fshati Trevllzëri ku banonte për në komisariatin e Vlorë.

Familja e tij ka hapur dyert e mortit dhe dy nipëri e tij kërkojnë drejtësi.

“Unë jam nipi i Nuriut, jemi të tronditur nga ngjarja. Këtë lloj aksidenti nuk e prisnim. Drejtësia të bëjë punën e saj”, thotë ai. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!