Ndahet papritur nga jeta kandidatja për deputete e PD-së, bashkëshortja e trajnerit të njohur

schedule14:54 - 26 Janar, 2021

schedule 14:54 - 26 Janar, 2021

Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme ditën e sotme  kandidatja për deputete e PD-së Ardita Gjyla.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Partia Demokratike e Lushnjes, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si shembullin model të angazhimit të gruas në jetën aktive, dhe në shqetësimet e qytetit.

Ajo ishte dhe bashkëshortja e skuadrës së futbollit të qytetit, Ilir Gjyla.

Ndërsa në të kaluarën Ardita Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, ku ka edukuar breza me radhë si mësuese.

Postimi i plotë i PD-së në Lushnje:

Lamtumire Ardita Gjyla! Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj.

Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje.

Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje. PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar. I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!