Ferhan Hasani është lojtari më i ri i Partizanit. Fantazisti shqiptar ka pranuar ofertën e klubit kryeqytetas, me të cilët do të firmosë një kontratë 18-mujore.
Buba pati tre ditë më parë një takim me drejtorin e Partizanit, Olsi Ramën, dhe sa duket gjithçka ka shkuar si duhet. Së fundmi ka ardhur edhe konfirmimi nga klubi i kuq.
“Nesër në orën 10:00 në ambientet e Hotel “Arte Boutique Hotel”, FK Partizani do të prezantojë përforcimin e ri, Ferhan Hasani“, lexohet në njoftimin e “demave” për mediat. /abcnews.al