VIDEO/ I pamposhtur në ajër, Domgjoni gjen golin në Turqi

schedule21:13 - 25 Janar, 2021

schedule 21:13 - 25 Janar, 2021

David Domgjoni la Laçin dimrin e kaluar dhe kaloi te Menemenspor në Turqi, ku u bë menjëherë titullar stabël dhe tregoi vlerat e tij të mëdha.

Tani, që po bën afro një vit në klubin e njohur ai vazhdon të paraqitjet e tij të mira, teksa sot ka ndihmuar skuadrën e tij me një gol në fitoren 2-4 ndaj Altinordu për javën e 18 të Ligës së Parë në Turqi.

https://streamable.com/52cyar

Mbrojtësi shfrytëzoi në maksimum shtatlartësinë e tij gjatë zhvillimeve të një goditje këndi dhe mundi të shënojë me kokë në minutën e 51, duke fiksuar shifrat në 1-2.

Ky ishte goli i parë i Domgjonit për këtë sezon, teksa regjistron edhe një asist. Me këtë fitore Menemenspor shkëputet nga zona e ftohte e renditjes, duke u renditur e 14-ta pas 18 javësh kampionat. /abcnews.al