“Ndrangheta”, gazetari: Nuk na duhet Niku por peshqit e mëdhenj, SPAK i ka elementët për hetim

schedule12:46 - 25 Janar, 2021

schedule 12:46 - 25 Janar, 2021

Gazetari Investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC ka  komentuar rastin e përgjimeve të “Ndrangheta”,  një ndër organizatat me shtrirjen më të madhe në botë.

Hoxha në fjalën e tij është shprehur se SPAK me të dhënat që zotëron mund të nisë hetimet, por ne jemi mësuar që të presim nga të tjerët që të zbulojnë diçka për ne.

Ai ndër të tjera ka theksuar se është e vërtetë që në përgjime përmendet emri i Ilir Metës, i Edi Ramës dhe i kryebashkiakut të Tiranës por e rëndësishme është që hetimet të zbulojnë rolin që këto zyrtarë kishin në këtë organizatë mafioze.

LEXO EDHE: “Vetëm maja e ajsbergut”, Artan Hoxha: Ne shkojmë te Ndrangheta e ofrohemi t’ua lajmë paratë

“SPAK ka reaguar dhe ka thënë se presin informacionet nga Italia. Prokurorët nga të gjithë atë detaje që unë kam dhe nga hetimet që ka shqiptarë jo vetëm që nuk të japin gjë, por në rastet kur gjejnë implifikim për shqiptarë apo për zyrtarë shqiptarë ka pas dhe raste që kanë ndërhyrë politikanët italianë për të mbyllur çështjet atje. Ka dhe politikanë që kanë të dënuar në Itali, ku në përgjime dalin dhe emrat e politikanëve. Përmendet emri i Ramës, i Metës, një vizitë e Metës në Roma. Sapo ka marrë mandatin e dytë qeveria e majtë, thuhet se do të shtrohet një darkë me kryebashkiakun e Tiranës. Ndër të tjera në një artikull thuhet se kryebashkiaku nuk ka qenë në këtë darkë pasi ka qenë në teatrin e operas, SPAK këtë mund ta gjejë vetë dhe s’ka nevojë që të presë, përmenden disa emra të administratës publike nuk janë rrjeshti i parë por që të çojnë te të parët. SPAK ka elementë për ta nisur hetimet nëse dëshiron.

Mua nuk më intereson Niku që përmendet në dosje, por kryeministri, kryebashkiaku dhe presidenti, Niku i bleu bravo i qoftë ne duhet të kapim peshqit e mëdhenj, dhe të shikosh në dosje të ndaluarit nuk janë të rëndësishëm në krahasim me liderit e lartë. Krimi i organizuar tek ne ose merr kredi në bankë ose investon te ndërtimet. Nuk më çudit që personi që përmendet në dosje ka leje ndërtimi.

Rasti i plagosjes së ndërtuesit në Astir është e njëjta gjë pasi është prishur një marrëveshje dhe ky rasti i “Ndrangheta” në Itali kur dështon marrëveshja ato të dërgojnë vrasës me pagese dhe të heqin qafe. Në Itali janë arrestuar drejtues të pushtetit vendor, prokurori italian e ka çuar lart stekën, ne nuk kemi prokurorë të tillë”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al