COVID-19/ Australia pezullon udhëtimet me Zelandën e Re

schedule09:18 - 25 Janar, 2021

schedule 09:18 - 25 Janar, 2021

Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt njoftoi pezullimin 72 orësh të ‘korridorit’ për udhëtimin në Zelandën e Re.

Vendimi u mor pas zbulimit të rastit të parë lokal me koronavirus në Zelandën e Re që nga nëntori i kaluar.

Frika e autoriteteve australiane është se rasti i identifikuar mund të jetë një rast i variantit të Afrikës së Jugut, një mutacion shumë më ngjitës i COVID-19.

Menjëherë pas njoftimit, Queensland Health këshilloi këdo që kishte mbërritur në Queensland nga Zelanda e Re që nga 14 Janari, të testohej dhe karantinohej derisa të merrnin përgjigjen e testit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!