Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka sjellë dhe problemet e para në disa qarqe. Për shkak të reshjeve është shembur rruga Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrit ku aktualisht kalohet vetëm në një sens.
Gazetari Elton Nika raportoi se rreth 50 metra e rrugës është dëmtuar. Ky segment rrugor lidh Vlorën me Orikumin. Ndërkohë rreth dy vite më parë në këtë aks rrugor është raportuar e njëjta problematikë me dëmtim të rrugës.
Si pasojë e këtij dëmtimi, banorë të zonës janë shprehur se bizneset e tyre janë të rrezikuar. Nëse reshjet do të vijojnë me këtë intensitet atëherë problemet do të jenë më të mëdha.
Gjithashtu mëngjesin e kësaj të hëne një pjesë e tokave bujqësore në Fushë Krujë janë përmbytur. /abcnews.al