Pak ditë më parë, Ledri Vula udhëtoi drejt Kosovës ndërsa partnerja Sara Hoxha dhe vogëlushja e porsalindur kanë qëndruar në Gjermani. Megjithatë, ai nuk është shkëputur për asnjë moment nga dy personat e tij më të rëndësishëm pasi qëndron vazhdimisht në komunikim me to.
Së fundmi, reperi ka ndarë një moment të ëmbël në rrjete sociale me të voglën, ku shfaqet shumë i lumtur ndërkohë që Poem shikon nga kamera. “Syni babit”, ka shkruar Ledri përkrah fotos shumë të ëmbël. Ndërkohë, as prindërit e Ledrit nuk kanë mundur ta takojnë ende vogëlushen.
E ëma e tij, Xheraldina ka treguar se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo gjithashtu publikoi dhe një imazh prekës, në të cilën shihej babai i reperit, Agroni i cili mbante në kompjuter fotografinë e mbesës. /abcnews.al