Në të majtë të çiftit Kadare, në takimin e tyre me Klubin Letrar të Kavajës, me praninë e dy medieve dhe mungesën e të tjerave, Alda Bardhyli, si drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Kadare.
Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se “çifti Kadare nuk donte kamera”. Më tej, praninë e vetëm dy medieve e justifikon se “ato mund të kenë fol me Helenën”.
Për t’i “vënë vulën”, duke i’u referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve se “ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyj”.
Mirëpo, drejtoresha e Qendrës ende s’ka kthyer përgjigje medieve për këto dy pyetje të ngritura;
1) Përse nuk njoftoi mediet e tjera, për datën dhe vendin e takimit? Në një kohë që ishin të gatshme të ishin të pranishme edhe pa kamera. 2) Kush i njoftoi dy mediet e tjera, të vetmet të pranishme në atë takim?
Për herë të parë, në 30 vite demokraci, ndodh që një institucion kombëtar i kulturës me Alda Bardhylin në krye, të sillet si privat, duke mos zbatuar, parimin e barazisë. Për këtë sjellje, që është vetëm maja e Ajsbergut ka ardhur koha që të përgjigjet edhe ministrja e Kulturës në detyrë Elva Margariti.
Heshtja, do të tregonte aprovimin edhe të këtij institucion, për gjithçka ndodhi.
Takimi u organizua në kuadër të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
*Kjo është kërkesa drejtuar zonjës Elva Margariti dhe qëndrimi i përbashkët i gazetareve të kulturës. /abcnews.al/